Besart Berisha e nis me humbje por me gol vitin 2020

Besart Berisha e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin e ri teksa ia ka dalë të shënojë në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij, Uestern United ndaj Melbourne City.
Berisha shënoi në minutën e 75 teksa ekzekutoi saktë një penallti.
Megjithatë, goli i tij nuk i vlejti ekipit të tij që u mposht me shifrat 3-2. Ky ishte goli i shtatë për shqiptarin në 12 ndeshje të kampionatit australian.
Pas kësaj sfide skuadra e Berishës renditet në vendin e katërt me 17 pikë të grumbulluara me një diferencë prej 11 pikësh nga kryesuesit e Sidnej.
Berisha vendosi të rikthehej këtë sezon në Australi pas një eksperiencë njëvjeçare në Japoni me skuadrën e Hiroshimës.