10:31 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Besart Berisha largohet nga Melbourne, zbulon skuadrën e re

Besart Berisha i ka dhënë lamtumirën klubit të tij Melbourne Victory.

Ylli kosovar ka njoftuar largimin nga klubi australian pas disa viteve të sukseeshme, për t’u transferuar në klubin japonez Sanfreece Hiroshima.

Ky është njoftimi i Besart Berishës:

Të dashur anëtarë dhe tifozë të Melbourne Victory.
Dua t’ju tregoj se kam bërë vendimin më të vështirë të karrierës time në futboll duke lënë këtë klub, për të ndjekur një mundësi me Sanfreece Hiroshima në Japoni.

Unë do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar Presidentin, Kevin Muscat dhe bordin, për kurajon për të nënshkruar me mua si sulmues të tyre dhe për këtë unë do të jem përgjithmonë mirënjohës.
Koha ime në Melbourne Victory ishte falenderim speciale falë tifozëve dhe kujtimet që kemi pasur së bashku do të zgjasin një jetë.

Së fundi dëshiroj të falenderoj njerëzit që më kanë ndihmuar të arrij qëllimet e mia gjatë kësaj kohe, sidomos bashkëlojtar, familjen dhe miqtë e ngushtë. IndeksOnline/