15:34 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Besart Berisha rikthehet te Prishtina edhe zyrtarisht, por jo si lojtar

Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Besart Berisha është rikthyer te Prishtina zyrtarisht por jo si lojtar.

Berisha ka vendosur që zejën e trajnerit ta bëjë te klubi nga Superliga e Kosovës, Prishtina, shkruan Indeksonline

Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale, me Berishën që do t’i bashkohet stafit të trajnerëve.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave mban ende rekordin e top-golashënuesit më të mirë në A-League të Australisë./Indeksonline/