75 Mall Live Search
17:25 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Besart Berisha transferohet në Australi te Western United

Besart Berisha është rikthyer në kampionatin australian, pasi që kaloi momente shumë të bukura me skuadrën japoneze Hiroshiman.

Ai tani ka firmosur me skuadrën Western United, e cila është një skuadër që është krijuar në vitin 2017.

Po ashtu Berisha është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Australi, ku ka realizuar 116 gola me dy skuadra, atë të Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.

Ende nuk dihet sa është shuma e paguar për këtë transferim.