18:33 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Besart Halimi injoron vendimin e qeverisë, del edhe pas orës 17:00

Besart Halimi siç duket e ka shkelur vendimin e qeverisë, për të mos dalë në qarkullim pas orës 17:00.

Qeveria e Kosovës në detyrë si masë për parandalimin e koronavirusit, kishte marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00.

Këngëtari Besart Halimi rreth orës 18:00 ndau një fotografi në Instagram, ku shihet në veturë në rrugë, e lokacion ka Prishtinën.

Nuk dihet nëse fotografia ishte bërë më parë, por nëse është bërë në momentin qe e ka hedhur në storje, ai ka shkelur vendimin e qeverisë./Indeksonline/