13:28 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Besarta Jashari, heroina që jeton me të kaluarën!

Besarta Jashari, asnjëherë nuk e harron të kaluarën.

Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe e mbijetuara e betejës historike të 5,6 dhe 7 Marsit, Besarta jo rrallë herë publikon fotografi nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

Ajo është e martuar dhe është nënë e dy djemve, shkruan Indeksonline.

Besarta, për asnjë moment nuk e ka harruar të kaluarën e familjes së saj, dhe shpesh këtë na e tregon edhe përmes imazheve të ndryshme.

Në kohën e luftës së fundit në Kosovës, Besarta ishte vetëm 11-vjeçare dhe e vetme i mbijetoi sulmit, i cili nuk mund të quhet asgjë tjetër, pos masakër e paramenduar dhe e kryer me gjakftohtësi.