22:46 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Besarti i jep fund thashethemeve për ndarje nga gruaja me një foto!

Kohëve të fundit u përfol shumë në media për ‘ndarjen’ e këngëtarit Besart Halimi nga bashkëshortja, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Për këto fjalë, nuk thanë asgjë asnjëri, duke lënë të gjithë në mëdyshje, derisa vendosën të fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Por, dyshja sonte kanë vendosur t’ua mbyllin gojën të gjithëve, duke u dhënë fund dilemave.

Besarti ka publikuar një fotografi në Instagram me Janën, ku shfaqet duke e puthur në faqe.

Me mbishkrimin “Dashuria ime, lumturia ime”, Besarti tregoi që po përjeton ditë të lumtura pranë bashkëshortes së tij. /Indeksonline/

 

Temat: