Besfort Zeneli po ndërron ambient? Futbollisti shqiptar mungon në ndeshjen e fundit të Elfsborgut

Skuadra e Elfsborgut po luan ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në elitën e futbollit suedez ndaj Varnamos.
Në këtë ndeshje mungon mesfushori shqiptar, Besfort Zeneli, shkruan Indeksonline
Në mediat suedeze kanë nisur spekulimet se lojtari shqiptar mund të largohet nga skuadra gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Oferta ka për Zenelin, por ne mësojmë se lojtari mungon në këtë ndeshje shkaku i një problemi me stomakun e tij.
Kujtojmë që Besfort Zeneli, vëllai i Arbër Zenelit muaj më parë ndërroi kombëtaren, nga Kosova në atë të Suedisë./Indeksonline/