Beshiktashi i’a gjuan grepin Vedat Muriqit
Forma e mirë e Vedat Muriqit po bën që skuadrat më të njohura në Turqi të dëshirojnë transferimin e tij. Gazeta e njohur turke Fanatik, raporton se sulmuesi kosovar tani është në radarin e Beshiktashit.
Më herët interesim për të ka shprehur edhe gjiganti Fenerbahçe.
Në një prononcim të shkurtër për Indeksonline, Muriqi ka thënë klubi aktual Rizespor kërkon që të vazhdoj kontratën me të, por negociatat janë shtyrë për më vonë.
Në këtë edicion sulmuesi i Kosovës ka shënuar 11 gola dhe 7 asistime në Superligën e Turqisë. /Indeksonline/