75 Mall Live Search
14:13 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Besi s’i ndahet Xhensilës, këngëtarja sjell prapaskenat e këngës “Paris”

Xhensila Myrtezaj pas një pauze është rikthyer fuqishëm me këngën “Paris” në të cilën përpos këngës edhe dukja e saj nuk do koment.

Këngëtarja nga Shqipëria për xhirimet e klipit udhëtoi drejt Parisit, ndërsa nuk kishite si t’i mungonte bashkëshorti i saj, Bes Kallaku i cili e shoqëron vazhdimisht artisten, shkruan Indeksonline.

Xhensila në postimin e radhës ka sjell prapaskenat e xhirimit të këngës në Francë.

“Nga Parisi me dashuri. Gjithmonë krah meje”, ka shkruar Xhensila teksa shihet e buzëqeshur  pran bashkëshortit të saj.

Projekti “Paris” është mirëprirtur nga adhuruesit e saj, e cila tashmë ka arritur në shifrën e 2 milionë klikimeve në kanalin Youtube.

Ndryshe, Xhensila dhe Besi janë prindër të një vajze./Indeksonline/