09:20 / E Diele, 14 Mars 2021 / OSH

Besian Mustafa kandidati i parë që arrinë në Kuvendin e LDK-së

Besian Mustafa pak minuta më parë ka arritur tek hoteli ku edhe do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së.

Tashmë një numër i delegatëve kanë ardhur ku nga ora 09:00 deri në orën 09:45 do të jetë nënshkrimi i tyre.

Më pas në orën 10:00 pritet të fillojë Kuvendi dy pika të rendit të ditës. Në pikën e parë të rendit të ditës në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.

Isa Mustafa dha dorëheqje menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, pas rezultatit të dobët që LDK doli nga këto zgjedhje./IndeksOnline/

No description available.