75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Besian Mustafa me spot politik emocionues

 Rrugëtimin politik e nisa i mbështetur në trashëgeminë e themeluar në 1989, të cilën vazhdoj ta ruaj me nder dhe përgjegjësi.

Kështu fillon spoti politik i njërit nga eksponentët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Bëhet fjalë për kandidatin për deputet dhe ministrin e deritashëm të Bujqësisë, Besian Mustafa.

Mustafa mund të thuhet se është edhe trashëgimi në këtë parti, pasi është djali i Xhemajl Mustafës, dikur dorës së djathtë të presidentit të Kosovës dhe liderit të parë të LDK-së, Ibrahim Rugovës.

Përmes këtij spoti, të qëndisur bukur si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga aspekti vizuel, është rrumbullakuar ideja, parimet dhe plani i një politikani të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Parimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës i kam testament nga rrënjët e mia, që trasojnë dhe vulosin të ardhmën tonë të përbashkët”, thotë Mustafa në këtë spot, i cili është i mbushur me mesazhe subliminale që nxisin emocione pozitive prej një të kaluare të lavdishme të historisë së LDK-së.

Besimi juaj për mua  është garanci e rrugëtimit tonë, të ndërtuar mbi themelet e lidhjes sonë”, përfundon Mustafa, duke kërkuar votën për edhe një mandat për deputet

Spoti është ideuar dhe realizuar nga një produksion rajonal, kurse për finesat e tij janë përdorur njohës të mirë të situatave në vend dhe ekspertë të PR-it.