14:40 / E Martë, 24 Janar 2023 / LB

Besian Mustafa për rritjen e tatimit në pronë: Çka keni pritë ju ndryshe prej një partie të majtë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas raportimeve për rritjen e normës së tatimit në pronë.

Mustafa në Facebook ka shkruar se ministrit të Financave, Hekuran Muratit, tatimin në pronë, sikurse rrogën, ia paguajnë qytetarët.

“Ai e rritë tatimin në pronë e qytetarëve ju zbrazen xhepat. Natyrisht, e gjunë gurin dhe tenton t’ua lë fajin komunave”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.