75 Mall Live Search
19:35 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Besian Mustafa, politikani urban që ngriti nivelin e bujqësisë në Kosovës

Komuniteti i fermerëve e kanë pranuar si të tyrin, ndërsa rinia e shikon si lider i ardhshëm, me një fjali, njeri i popullit. I edukuar mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend ky ku kaloi pjesë të mirë të jetës, duke u aftësuar për një menaxher dhe ekspert financiar. Ky është një përshkrim i shkurtër i Besian Mustafës, ministër në detyrë dhe kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kanë kaluar njëzet vite prej kur nuk na ka vizituar ndonjë funksionarë, e leje më ministër i bujqësisë. Këtë komente e bëri një fermer në Drenoc të komunës së Prishtinës, gjatë njërës nga vizitat e shumta që fermerëve u’a bëri Besian Mustafa.

Gjatë një takimi tjetër me fermerë në Dubravë të komunës së Deçanit, një fermer tjetër i’u drejtua Mustafës duke i thënë se është ministër dhe politikan shembull, të cilin do kish dashur ta shikojë edhe gjatë kohë në skenën politike.

“Je ministri më i mirë që ka pas bujqësia por je edhe politikan shembull. Kisha dashtë që kushdo që vjen tjetër, të të ketë ty shembull”, tha fermeri nga Dubrava.

Mustafa është zëdhënës i LDK-së, dhe një nga kandidatët më të votuar të kësaj partie nga zgjedhjet e kaluara. Pos nga suksesi i tij, njihet edhe si djali i Xhemajl Mustafës, njërit nga figurat kyçe të fillimit dhe rrjedhës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njeriut më të afërt të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.