75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Besian Mustafa-Qeverisë: Falni gjobat dhe lëni nipat për zijafete

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka akuzuar ministrat e Vetëvendosjes për punësime familjare duke aluduar në raportimet për punësimin e nipit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se ata duhet ta dinë që janë votuar nga qytetarët dhe jo nga të afërmit.

“Nipi-daja, nipi, daja. Harruat që ju kanë votuar qytetarët dhe jo nipat. Ata ju votuat, dasmat po i mbani me nipat, vendete punës po ua ndani nipave, e qytetarëve po ua ndani… s’po e përfundoj këtë fjali”.

Gjithashtu, Mustafa ka thënë se duhet falur gjobat të shqiptuara gjatë pandemisë dhe ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që të gjejë hapësirë në buxhet për ta bërë këtë.

“Nëse s’ke hapësirë buxhetore, sille në Kuvend Ligjin për Rishikim e Buxhetit dhe të ndihmojmë që t’i lirosh qytetarët nga këto gjoba”.