75 Mall Live Search
07:11 / E Premte, 20 Maj 2022 / OSH

Besian Mustafa thotë se LDK e përkrah tërheqjen e parave nga Trusti

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se LDK është pro tërheqjes së dytë të Trustit nga qytetarët.

Projektligji për tërheqjen e parave nga trusti do të vijë shumë shpejt në Kuvend, ndërsa qeveria ka thënë se nuk e përkrah

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në anën tjetër ka thënë se janë mbledhur votat e nevojshme dhe se ai projektligj do të kalojë.

Ndërkohë Mustafa i LDK-së ka thënë se LDK ka propozuar edhe zgjidhje të tjera për lehtësim të jetës së qytetarëve.

LDK për krizën ekonomike ka propozuar zgjidhje më të lehta për qytetarët. Heqja e akcizës dhe TVSH-së. Pse nuk ulet TVSH në kohën kur dyfishohen çmimet.

Këto ishin propozimet e LDK-së”, ka thënë ai.Ai tutje e pranon se LDK e mbështet tërheqjen.“A e përkrah LDK, tërheqjen e dytë të Trustit. Atëherë po. Tash e dyta është se sa të tërhiqet”, shtoi ai.