Besiana inkuadrohet në Ligën e Dytë të Kosovës

Skuadra e Besianës është skuadra e parë e cila është inkuadruar në Ligën e Dytë të Kosovës.
SC Besiana në ndeshjen e barazhit ka mposhtur KF Podujeven me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Zahir Pajazit” në Podujevë ku kishte edhe VAR.
Skuadra e dytë e cila do të futet në Ligën e Dytë do të mësohet ditën e hene, ku KF Opoja do të luaj kundër KF Deqanit./IndeksOnline/