75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 28 Qershor 2024 / G T

Besiktasi vendos në shitje nëntë lojtarë, janë të pakënaqur me paraqitjet e tyre

Skuadra e Superligës së Turqisë, Besiktas ka vendosur në shitje nëntë lojtarë.

Kjo për shkak se klubi turk nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjet e tyre gjatë sezonit 2023/24, shkruan Indeksonline

Në këtë listë bëjnë pjesë shumë yje, duke përfshi: Vincent Aboubakar, Oxlade-Chamberlain dhe Ante Rebic.

Kësaj liste i ka shpëtuar ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica – i cili shihet si yll i skuadrës për sezonin e ri.

Lista e plotë e lojtarëve që janë të vendosur në shitje sipas gazetarit, Yagiz Sabuncouoglu, janë: Jean Onana,, Valentin Rosier, Omal Colley, Daniel Amartey, Javi Montero, Arthur Masuaku dhe Ersin Destanoglu.

Kujtojmë që përveç Milot Rashicës, te Besiktasti luan edhe lojtari tjetër shqiptar, Ernest Muçi./Indeksonline/