Besim Hasani bashkë me Eliza Hoxhën dhe Memli Krasniqin: Për një Kosovë më të fortë e më dinjitoze
Besim Hasani, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar një takim të përbashkët me Eliza Hoxhën dhe Memli Krasniqin, ku theksoi bashkëpunimin dhe vizionin e përbashkët për një Kosovë më të fortë dhe me institucione funksionale në shërbim të qytetarëve.
“Me Elizën dhe Memlin — bashkë në vizionin për një Kosovë më të fortë, më dinjitoze dhe me institucione që i shërbejnë qytetarit. Më 28 dhjetor, voto për zhvillim, për vlera, për #PDK,” u shpreh Hasani.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të mbështesin PDK-në dhe kandidaturën e tij me numrin 22.
PDK130
BedriHamza1
BesimHasani22

