Besim Hasani falënderon qytetarët para zgjedhjeve: “Nesër votojmë për të ardhmen – PDK130, Bedri Hamza 1, Besim Hasani 22”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Besim Hasani me numër 22, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në ditët e fushatës, duke e cilësuar privilegj takimet dhe bashkëbisedimet me ta në terren.
Hasani shprehu mirënjohje për familjen, miqtë, sportistët, veteranët, familjarët e dëshmorëve, invalidët e UÇK-së, mësuesit, profesorët dhe të gjithë ata që i janë bashkuar në këtë rrugëtim politik. Ai falënderoi edhe strukturat e PDK-së, si dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për mbështetjen dhe besimin.
“Nesër do të votojmë – do të votojmë për jetën e secilit prej nesh, për të ardhmen tonë. Duhet të dalim të gjithë dhe ta kryejmë obligimin qytetar. Besoni në programin e PDK-së dhe në z. Bedri Hamza. Bashkë. Përpara,” theksoi ai.
Besim Hasani fton qytetarët që më 28 dhjetor të votojnë PDK130, Bedri Hamza 1 dhe Besim Hasani 22, duke u shprehur mirënjohës për përkrahjen e dhënë gjatë gjithë fushatës.

