21:21 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Besim Hasani, priti presidentin e KOKSH-it, Viron Bezhani

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur në zyrën e tij, presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.          
Me ftesë të presidentit Hasani, i pari i KOKSH-it ishte i pranishëm në Gala Mbrëmjen e organizuar me rastin e 4-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.                                                                                        
Të dy presidentët biseduan për bashkëpunimin e deritashëm, transmeton IndeksOnline.

Të dy konstatuan se bashkëpunimi duhet të zgjerohet dhe të fuqizohet edhe më shumë.

Presidenti Bezhani theksoi se KOKSH është duke marrë module të ndryshme nga KOK-u, që kanë të bëjnë kryesisht me legjislaturën. 

Bashkëpunimi mes Komitetit Olimpik të Kosovës dhe atij të Shqipërisë daton që nga koha e themelimit të KOK-ut, në vitin 1992./IndeksOnline/