Besim Hoti nga LDK-ja kandidat për kryetar të komunës së Klinës!

Kryetari i degës në Klinë, Fadil Gashi, ka njoftuar se Besim Hoti është kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu, Hoti do ta udhëheq edhe degën e LDK-së në Klinë, pas dorëheqjes së Gashit.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook nga ana e Fadil Gashit.
“Nga sot Kryesia e Degës unanimisht i dha mbështetje Besim Hotit për Kandidat për Kryatar Komune dhe për ta udhëhequr Degën e LDK-së në Klinë pas dorëheqjes sime”, tha ai./IndeksOnline/