75 Mall Live Search
14:54 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / FR

Besim Mulaj merr përkrahje nga qytetarët: Pa besim, s’ka ndryshim

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Besim Mulaj, është shprehur se çdo takim me qytetarët i është kthyer në energji dhe forcë për të vazhduar përpara.

Mulaj, përmes një postimi në facebook ka thënë se diskutimet e hapura dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen janë dëshmi e besimit të ndërsjellë që kemi ndërtuar së bashku.

“Çdo takim me ju më jep energji dhe forcë për të vazhduar përpara! Mbështetja juaj, diskutimet e hapura dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen janë dëshmi e besimit të ndërsjellë që kemi ndërtuar së bashku.

Nga çdo tubim, bisedë apo takim, po e forcojmë angazhimin tonë për ndryshime të qëndrueshme. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ndërtuar atë që të gjithë e duam – një të ardhme më të mirë! Pa besim, s’ka ndryshim!”, ka shkruar Mulaj.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Besim Mulaj, kandidon me numër 79./Indeksonline/