75 Mall Live Search
11:22 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / F.R

Besim Mulaj tregon cilat do të jenë 5 angazhimet e tij në Kuvendin e Kosovës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Besim Mulaj, ka prezantuar pesë angazhimet e tij kryesore, përmes të cilave synon përfaqësim të ndershëm dhe punë konkrete në Kuvendin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Mulaj përmes një postimi në facebook ka theksuar se politika duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe jo interesave të ngushta, duke u zotuar se do të jetë zë i drejtpërdrejtë i qytetarëve në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

“Si qytetar dhe kandidat që beson se politika duhet t’i shërbejë njerëzve, jo interesave të ngushta, këto janë 5 angazhimet kryesore që i marr para jush:

Zëri i qytetarëve në Kuvend

Çdo shqetësim që vjen nga ju do të ketë adresë të drejtpërdrejtë në Kuvend. Do të jem aty për të dëgjuar, përfaqësuar dhe kërkuar zgjidhje reale.

Votim vetëm për interesin e Kosovës

Ligjet dhe të zgjedhurit do t’i mbështes vetëm atëherë kur janë në interes të shtetit dhe qytetarëve, e kurrë për grupe të vogla interesi apo pazare politike.

Ligje që hapin derën për investime

Angazhohem për ndryshime ligjore që krijojnë një ambient më të mirë ekonomik dhe që e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime dhe vende të reja pune.

Luftë e pandalshme kundër monopoleve
Do të jem i palëkundur në betejën kundër monopoleve që dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe rëndojnë jetën e qytetarëve.

Infrastrukturë që zhvillon rajonin

Lobim i vazhdueshëm për përfundimin e projekteve të nisura, me prioritet rrugët Pejë–Rugovë, Klinë–Istog dhe rruga Kalliqan në Bjeshkë – projekte që sjellin zhvillim dhe perspektivë.

Këto nuk janë premtime boshe, por angazhime që i marr me përgjegjësi të plotë.Kosova ka nevojë për përfaqësim të ndershëm dhe punë konkrete”, ka shkruar Mulaj./IndeksOnline/