Besim Muzaqi: Mos u turrni me yrysh

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi pas përplasjes që pati me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se PDK-ja në mungesë argumenti po ofendon secilin.
Përmes një postimi në Facebook, Muzaqi ka thënë se opozita është pa kauzë e pa ide.
“Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një pdk që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin.
Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin!
E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë pikërisht ju !”, tha ai./IndeksOnline/