11:15 / E Martë, 19 Qershor 2018 / k.v

Besimi fetar mund të zgjasë jetën për 4 vite

Nëse besoni në një fuqi më të lartë, mund të jetoni më gjatë, sugjeron një studim të ri. Besimi në një fe të caktuar sjell përfitime shëndetësore dhe ndikon edhe në jetëgjatësi, duke zgjatur jetën për katër vite më shumë.

Edhe pse arsyeja për këtë mbetet mister, është një fakt i njohur se gratë kanë tendencë të jetojnë më gjatë se meshkujt.

Në Shtetet e Bashkuara, gratë mund të jetojnë mesatarisht 81.2 vjet, ndërsa burrat kanë jetëgjatësi prej vetëm 76.4 vjet.

Bashkëveprimi shoqëror, mbajtja e një kafshe shtëpiake, ecja e shpeshtë, të gjitha janë treguar efikas në rritjen e jetëgjatësisë, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, studiuesit e udhëhequr nga Laura Wallace, një studiuese e psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos kanë kryer dy studime, rezultatet e të cilëve tregojnë se feja mund t’u mundësojë besimtarëve katër vite më shumë jetë./Indeksonline/