75 Mall Live Search
10:04 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / A. M.

Besimi në shaminë ‘magjike’ shkakton dhunë masive në gjysmëfinalen e Kupës së Senegalit

Shpërthen dhuna në gjysmëfinale të Kupës së Senegalit, teksa në fushë po përballeshin kryesuesit e kampionatit senegalez, Casa Sports dhe Ajel de Rufisque.

Ndërkohë që rezultati ishte 2:1 në favor të Casa Sports, në minutën e 90-të, një nga lojtarët e Ajel de Rufisque bëri diçka që në dukje ishte e parëndësishme, por që realisht i tërboi kundërshtarët e tij, duke nisur kështu një gjueti të vërtetë ndaj fajtorit.

Lojtari I Ajel u drejtua nga porta kundërshtare dhe mori diçka në dukje të parëndësishme, por që mjaftoi për të ndezur dhunën në fushë. Bëhej fjalë për një shami të përgatitur, të cilën vendasit e kishin vendosur mes shtyllave për t’u mbrojtur nga sulmet e kundërshtarit.

Menjëherë vëmendja iku nga ndeshja dhe të gjithë u vunë në ndjekje të futbollistit që vodhi shaminë, teksa nuk munguan as përplasjet fizike mes futbollistëve.

Në fund situata u bë edhe më e rëndë, pasi tifozët e Ajel de Rufisque u futën në fushë për të protestuar mbi arbitrimin dhe e shndërruan terrenin në një arenë lufte, teksa pamjet tregonin disa persona pa ndjenja.