Besimtarët katolikë festojnë Natën e Krishtlindjes

Sonte besimtarët katolikë festojnë në mbarë botën Natën e Krishtlindjes.
Edhe në Prishtinë, si rëndom do të mbahet mesha kryesore në mesnatë në katedralen “Shën Nënë Tereza”, transmeton Klan Kosova.
Mesazhi kryesor që jepet për të gjithë besimtarët është mbizotërimi në botë i paqes, dashurisë dhe mirësisë.