00:07 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Besnik Berisha: Do të vijë viti i ri, e ne do të jemi pa qeveri!

Mbetet që votat me kusht dhe ato të diasporës të vendosin fituesin e vërtetë të këtyre zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Pavarësisht se rezultati tash për tash tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para, për LDK-në ka shumë rëndësi që të pritet numërimi i të gjitha votave, madje edhe asaj të fundit.

Kurse të dyja partitë janë shprehur të hapura sa u përket diskutimeve për një koalicion të mundshëm, transmeton Indeksonline.

Lidhur me gjithë këtë ka reaguar edhe ish-këshilltari i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa gjatë kohës kur ai ishte në krye të qeverisë, Besnik  Berisha.

Sipas Berishës do të kalojnë disa muaj e formimi i Qeverisë së re të Kosovës s’do të arrihet.

“Do të vijë viti i ri, e ne do jemi pa qeveri”,ka thënë  Berisha./Indeksonline/