75 Mall Live Search
20:14 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Besnik Berisha: Meqë s’paska shumë kandidatë për LDK, e lë mundësinë e hapur edhe unë

Janë vetëm tre emra që kanë lënë të hapur mundësinë për t’iu futur garës për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu e Vjosa Osmani janë tre emrat e mundshëm që do të kandidojnë për të marrë drejtimin e LDK-së.

Të tjerët zyrtarë kanë zgjedhur heshtjen, duke mos bërë të ditur nëse do t’i hyjnë garës  bashkë me tre emrat e lartpërmendur.

Është pikërisht avokati Besnik Berisha, i cili njihet edhe si këshilltar i ish-kryeministrit të vendit, njëherësh kryetarit të tanishëm të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se meqë nuk paska shumë kandidatë, e lë mundësinë e hapur edhe ai.

“Meqe s’paska shume kandidate, po e le mundesine hapur edhe une. Kush e di, kesaj pune kurre si dihet ?”, ka shkruar Berisha.

Duhet përkujtuar që në LDK ka emra të shumtë të cilët deri tani janë përmendur për të kandiduar për udhëheqësin e kësaj partie, por që nuk dihet se sa do të zgjasë saktësisht ky proces për arsye të shumë nëndegëve që ka kjo parti./Indeksonline/