Besnik Berisha shprehet mbështetës për kthim të Vjosa Osmanit në LDK: “Do ta mirëprisja”
Avokati Besnik Berisha ka shkruar për komplikimet në skenën politike për çështjen e presidentit të Kosovës, çështje që duhet të gjejë epilog deri më 5 mars.
Berisha i ka sugjeruar LDK-së që të mos i bëj kuorum një kandidati partiak të Vetëvnedosjes për president.
Mes tjerash, ai shkroi edhe se kthimi i Vjosa Osmanit në LDK do të ishte gjë për t’u mirëpritur.
Postimi i Berishës:
Sikur sot te isha ne krye te LDK-se, nuk do te lejoja qe zgjedhja e Presidentit te kthehej ne formalitet te nje shumice te vetme.
Ne rast se nuk do te kishte nje propozim konsensual, qofte znj. Vjosa Osmani, qofte nje emer qe bashkon, do t’i kerkoja Grupit Parlamentar te mos krijoje kuorum per nje kandidat partiak te radhes.
Presidenti nuk eshte pozite teknike. Ai eshte garancia e balancave.
Koncentrimi i te gjitha pushteteve ne duart e nje subjekti te vetem nuk eshte stabilitet, eshte rrezik afatgjate per demokracine.
Nese znj. Osmani do te zgjidhte te rikthehej, qofte ne LDK apo ne nje bashkepunim politik te hapur permes GUXO, une do ta mireprisja.
Bashkimi i energjive te qendres do ta rikthente elektoratin qe eshte larguar, do t’i jepte vendit balancim real dhe do ta hapte rrugen per zgjedhje te reja me nje konfigurim te ndershem forcash.
LDK-ja duhet te reflektoje.
LDK-ja duhet të gjykojë me maturi.
LDK-ja kësaj radhe nuk guxon të gabojë.
Koha është që secili të kapërdijë gabimet e së kaluarës për të mirën e vendit, për demokracinë, për balancën, për të ardhmen.
Mos u ligni!

