75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / LB

Besnik Bislimi: Çështja e pagjeturve ishte tema e vetme në takimet në Bruksel

Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për takimet e zhvilluara në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se në këto takime, tema e vetme ishin të pagjeturit, shkruan “Indeksonline”.

Bislimi ka bëre me dije se ka kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Postimi i plotë i Bislimit:

Familjet kanë nevojë të dijnë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.