Besnik Bislimi tregon arsye se pse nuk u fut në listën zgjedhore të Vetëvendosjes

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje publikoi listen e kandidatëve për deputet.
Në list nuk u pa Besnik Bislimi- zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë.
Ai përmes një postimi ka treaguar arsyet se pse nuk u fut në listën zgjedhore të Vetëvendosjes.
”Për t’i dhënë fund edhe manipulimeve të shpërndara që nga mbrëmë, njoftoj të gjithë se mospjesëmarrja ime në listën zgjedhore të subjektit tonë, vjen si fakt i udhëheqjes së shtabit zgjedhor. Shefi i shtabit, rrjedhimisht, nuk do duhej të jetë pjesë e listës. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019 dhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri zgjedhjeve të fundit, tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur”, ka thënë Bislimi.
Qytetarët e njohin fort mirë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, atë çka ne përfaqësojmë dhe qëndrimet tona. ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/