Besnik Hasi kërkon dy shqiptarë te Anderlechti, shumë pranë marrëveshjes

Trajneri i njohur shqiptar, Besink Hasi te skuadra e Anderlechtit është duke i kërkuar dy lojtarë.
Lindon Selahi dhe Adnan Januzaj, janë dy emrat shqiptarë që lidhen për një transferim të mundshëm në ekipin belg, shkruan Indeksonline
Mesfushori Selahi ende nuk e ka vazhduar kontratën me kampionin në fuqi të Kroacisë, HNK Rijeka – kështu largimi i tij është vetëm çështje kohësh.

Ndërkaq Adnan Januzaj që është në pronësi të Sevillas e ka edhe një vit në kontratë, por me një shifër prej 2 milionë eurove mund të ndodh kalimi në Anderlecht.
Kujtojmë që sezonin e ri, Anderlechti do bëjë gara në UEFA Europa League, por fillimisht duhet t’i kalojë fazat e para dhe kjo dyshe shqiptare mund të ishte ndihmesë e madhe për ta./Indeksonline/
🚨 Anderlecht are eyeing a move for Adnan Januzaj, per AS.
— Football Transfer News & Rumours (@_Transfer_Mill) June 14, 2025
The Belgian winger has struggled for minutes at Sevilla and may leave again on loan. Sevilla’s new sporting director Antonio Cordón and coach Matías Almeyda will decide his fate. 🇧🇪🇪🇸 #Januzaj #Anderlecht #Sevilla