Besnik Hasi shkarkohet te ekipi i tij, a mund të vije te Kosova?

Besnik Hasi është shkarkuar nga pozita e trajnerit te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ahli.
Lajmin e ka dhënë gazetari portugez Cezar Luis Merlo, i cili ka thënë gjithashtu se Jorge Jesus do të zëvendësoj trajnerin gjakovar, shkruan Indeksonline.
“Al-Ahli ka vendosur të shkarkoj trajnerin e tij, shqiptarin Besnik Hasin. Prandaj i bënë një ofertë miliona dollarë Jorge Jesusit, i cili ka pranuar të përgjigjet në ditët në vijim”, ka shkruar gazetari Merlo.
Edhe pse nga klubi nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, Hasi shpesh është përmendur edhe si njeriu i mundshëm për ta marrë drejtimin e Kosovës.
Aktualisht Kombëtarja A është pa trajner dhe shumë shpejt pritet të mësohet emri i atij që do të zëvendësoj Challandesin. /IndeksOnline/
O ex-treinador Rubro-Negro #JorgeJesus está sendo cogitado no Al Ahli. Segundo o jornalista Ekrem Konur (@Ekremkonur) o clube Saudita não quer continuar com Besnik Hasi atual treinador e planeja fazer uma proposta ao português de 3 anos de contrato. #MercadodaBola pic.twitter.com/dS324ShP1i
— Fla.RubroNegros (@FRubronegros) February 2, 2022