Besnik Osmani në Fushë Kosovë: Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e mirë për fitoren tonë

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me deputetin Veton Berisha dhe kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Bashkim Krasniqi, takuam qytetarët e kësaj komune.
Osmani përmes një postimi në facebook u shprehë se do të jemi pranë këtyre qytetarëve që kanë nevoja të shumta dhe do të punojmë bashkë për realizimin e tyre.
“Një takim fantastik për fitoren e madhe më 12 tetor 2025!
Së bashku me deputetin Veton Berisha dhe kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Bashkim Krasniqi, takuam qytetarët që kishin dalë masivisht për të dhënë përkrahjen e tyre të madhe në prag të zgjedhjeve të së dielës. Ne do të jemi pranë këtyre qytetarëve që kanë nevoja të shumta dhe do të punojmë bashkë për realizimin e tyre.
Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e mirë për fitoren tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani./IndeksOnline/