75 Mall Live Search
21:37 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Besnik Osmani në Lagjet 28 dhe 29 të Fushë Kosovës: Bashkë me Qytetarët për Zhvillim

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjeve 28 dhe 29 të kësaj komune, ku është pritur ngrohtësisht nga qytetarët dhe përfaqësues të strukturave lokale.

Në këtë takim, Osmani ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, z. Bashkim Krasniqi. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe dëgjimit të zërit të qytetarëve.

“Biseduam për prioritetet tona dhe dëgjuam nga afër idetë, nevojat dhe shqetësimet e tyre,” shkroi Osmani në postimin e tij në Facebook.

Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se vetëm me bashkëpunim mund të ecet përpara drejt zhvillimit të qëndrueshëm të komunës./IndeksOnline/