75 Mall Live Search
12:35 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / F.R

Besnik Osmani në traktor mes lakrave e patateve: Fushë Kosova përtej!

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka vizituar fermerët e Vragolisë, ku është parë duke biseduar nga afër me bujqit dhe madje duke hipur në traktor, si shenjë simbolike e përkrahjes për ta.

Në një postim në rrjete sociale, Osmani ka vlerësuar përkushtimin e bujqve lokalë që, siç thotë ai, me shpirt e zemër kultivojnë tokën përgjatë lumenjve Drenica dhe Sitnica.

“Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë! Punëtorët e palodhur, që me shpirt e zemër kultivojnë tokën përgjatë lumenjve Drenica dhe Sitnica, na sjellin produkte të shëndosha e të freskëta – gati për sofrat tona,” ka shkruar Osmani.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të konsumojnë më shumë produkte vendore, për të përkrahur punën e palodhur të fermerëve dhe për të garantuar vazhdimësinë e bujqësisë në komunë./IndeksOnline/