75 Mall Live Search
21:30 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / F.R

Besnik Osmani: Shëndetësia do të jetë prioritet në Fushë-Kosovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me profesionistë të fushës së shëndetësisë, ku është prezantuar programi i tij për përmirësimin dhe avancimin e sistemit shëndetësor në këtë komunë.

“Jam i lumtur që në ekipin tonë kemi 3 kandidate të përkushtuara, të cilat do të japin kontributin e tyre për avancimin e sistemit shëndetësor në komunën tonë”, shkroi Osmani.

Ai gjithashtu theksoi prioritetet kryesore në fushën e shëndetësisë për mandatin e ardhshëm:

Qendra Stomatologjike
Qendra e veçantë e Urgjencës
Qendra të reja shëndetësore në qytet
Analizat laboratorike të qasshme nga çdo vendbanim

“Me përvojën dhe vizionin e tyre, jemi të bindur se shëndetësia në komunën tonë do të marrë një hap të madh përpara për mirëqenien e qytetarëve tanë!”, përfundoi ai./IndeksOnline/