75 Mall Live Search
22:03 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / Z S

Besnik Osmani takon banorët e lagjës ‘’Dardania’’, merr përkrahje të madhe për zgjedhjet e 12 tetorit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së FushëKosovës gjatë pasidtës së sotme ka zhvilluar dy takime me banorët e lagjes ‘’Dardania’’.

Sipas Osmanit këto takime ishin të frytshme, me plot ide, energji dhe besim për të ardhmen.

May be an image of 7 people and table

Postimi i plotë:

Sonte pata kënaqësinë të zhvilloj dy takime në lagjen Dardania të Fushë Kosovës.

Ishin takime të frytshme me qytetarët tanë, plot ide, energji dhe besim për të ardhmen.

Faleminderit për mikpritjen dhe përkushtimin tuaj – së bashku do të ndërtojmë qytetin që e duam.

Fushë Kosova PËRTEJ!

LDK, 113