Besnik Osmani viziton bizneset, diskuton për problemet që po përballen pas shtrenjtimit të energjisë

Kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani ka vizituar kompaninë Koral Corporation.
Osmani theksoi se diskutoi për sfidat që ka sektori i përpunimit të ushqimeve, e sipas tij për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë, ata po përballen me shumë vështirësi për të mbajtur konkurrueshmërinë dhe praninë e tyre në treg.
Postimi i plotë:
Në kuadër të vizitave të mia në bizneset e komunës sonë, sot pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë Koral Corporation, e cila është një prej emrave më të njohur në prodhimin dhe përpunimin e mishit dhe produkteve të tij.
Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e kompanisë, diskutuam për sfidat që ka sektori i përpunimit të ushqimeve, ku për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë, ata po përballen me shumë vështirësi për të mbajtur konkurrueshmërinë dhe praninë e tyre në treg.
Si kandidat për kryetar të Komunës, besoj fuqishëm se mbështetja e prodhuesve tanë është çelësi për zhvillim ekonomik, punësim të ri dhe forcim të kapaciteteve vendore.
Fushë Kosova PËRTEJ!/Indeksonline/