75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

“Revolucion” te AAK, Dauti për Prishtinën, Besnik Tahiri për Podujevën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të hyjë fuqishëm në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Indeksonline përmes burimeve mëson se Besnik Tahiri do të jetë kandidatë për kryetar të qytetit të Podujevës.

Tahiri në Qeverinë Hoti ishte zëvendës-kryeministër dhe u.d i Ministrit të Punës së Jashtme.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte zyrtarizoi se vëllai i tij, Daut Haradinaj, do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Ndërsa në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj paralajmëroi se do të ketë befasi të tjera./Indeksonline/