75 Mall Live Search
22:25 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / Z S

Besnik Tahiri: Marrëdhëniet me SHBA-në janë bekim dhe garanci për të ardhmen e Kosovës

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se Lutjet e Mëngjesit në Washington këtë vit po mbahen me pjesëmarrjen e rreth 3,500 personaliteteve dhe liderëve nga mbi 100 vende të botës, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për paqe globale.

Ai theksoi se Kosova është e bekuar me marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhje që, sipas tij, duhet ruajtur dhe forcuar përgjithmonë.

Postimi i plotë:

Lutjet e Mëngjesit në Washington këtë vit janë ndër më të mëdhatë, me pjesëmarrjen e rreth 3,500 personaliteteve dhe liderëve nga mbi 100 vende të botës, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për paqe në mbarë botën.

Kosova është e bekuar që ka marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një lidhje që duhet ta ruajmë dhe ta forcojmë përgjithmonë.

Mëngjesi i sivjetmë i lutjeve mbahet në vitin e shënimit të 250-vjetorit të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, të vitit 1776. Po e potencojë këtë pasi për pak ditë ne do të festojmë 18 vjetorin e pavarësisë së 🇽🇰, që erdhi fal mbështetjës së fortë të Amerikës.