75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Besnik Tahiri në Mitrovicë: AAK dhe Ramush Haradinaj nuk kanë kursyer asnjë energji për këtë qytet

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Tahiri, aktualisht kandidat për deputet i AAK, ka deklaruar sot në Mitrovicë se partia e tij dhe lideri Ramush Haradinaj, edhe në qeveri edhe në opozitë e kanë mbështetur qytetin e Mitrovicës.

Ja postimi i plotë i Besnik Tahirit:

Sot, në Mitrovicë theksova se jam i nderuar që jam këtu në qytetin që, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Aleanca, nuk ka ndalur dhe nuk ka kursyer asnjë energji për ta mbështetur, si kur kemi qenë në opozitë, si kur kemi udhëhequr Qeverinë, por edhe të nesërmen me Ramush Haradinaj president.

Në vëmendjen e juaj dua ta sjell vetëm një çështje, në këto zgjedhje nuk jemi duke garuar për pushtet, por po garojmë për shtet. Këtë shtet historikisht qe 21 vite e mbron, e forcon, e shtynë përpara njeriu që e kemi në ballë, Ramush Haradinaj, dhe subjekti politik që e mban numrin 135.

Në qytetin e minatorëve, në qytetin që ka qenë, jo vetëm bosht i zhvillimit industrial me “Trepçën” me Stan Tërgun, por në qytetin që ka qenë vatra e kulturës, vatra e njerëzve të ditur të cilët i kanë dhënë shumë këtij vendi.

Në këto zgjedhje kërkoj nga ju që të lidheni me numrin 135, që të mbështesni kandidatin tonë që e mbron shtetin dhe që është dëshmuar se nuk vrapon pas pushteti, të lidheni me ne, në mënyrë që t’ia japim vendit një lider, një president unifikues.