75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 14 Tetor 2022 / B O

Besnik Tahiri pas mosliberalizimit të vizave: Si patëm borxh askujt për trajtim eksperimental

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pasi dje nuk pati një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tahiri u shpreh se ky proces nga teknik tashmë është kthyer në ‘telenovelë’ nga ana e BE-së.

“Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë. Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së”

Tahiri tha se gjithë këto vite janë një qasje e padrejtë kolektive e BE-së ndaj Republikës së Kosovës në këtë proces.

“Si patëm borxh askujt trajtim eksperimental”, shkroi ai.