75 Mall Live Search
18:38 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / b l

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë direkte për emisionin Frontal në T7, deklaroi se “të gjithë do të flinin rehat” në rast se në krye të presidencës do të ishte Ramush Haradinaj.

Sipas Tahirit, Ramush Haradinaj është “kandidat shumë serioz, e kishëm flejtë të gjithë rehat e kishëm ditë që është në krye të asaj zyre, Ramush Haradinaj”, tha Tahiri në Frontal.

Ai shtoi se “Kosova së paku kurrë nuk do të shkonte mrapa e nuk do t’i lëndonte marrëdhëniet me aleatë dhe do ta ruante fuqishëm interesin kombëtar dhe shtetëror”, në rast se Ramush Haradinaj do të ishte president i vendit.

Gjithsesi, Tahiri tha se Kosovës i duhet një “president konsensual që do të ushtronte detyrat në mënyrën me të denjë të mundshme”.

“Ajo çka ne po bëjmë është po e shohim se si mund të bashkërëndohemi në veprimin tonë politik në Kuvendin e ardhëm të Kosovës bashkë me PDK dhe LDK duht të shihet se cili është qëndrimi i tyre sepse ka nevoje për një kandidaturë konsesnuale”, tha Tahiri.

“Këtë çështje duhet ta trajtojmë me kujdes…Duhet të shohim cila është qasja e asaj që i ka fitu zgjedhjet”, tha Tahiri sa i përket temën e presidentit të vendit.