09:36 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / mp

Besnik Tahiri thotë se s’ka vend për festë sot me 1 maj!

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se për ditën e punëtorëve, sot s’ka vend për festë.

Tahiri ka përmendur disa arsye se pse punëtorët duhet të shqetësohen dhe jo të festojnë. “Sot është 1 maji dita e punëtorit, por nuk ka vend për festë. Paga të ulta. Trajtim që shkel dinjitetin. Standard në rënie. Mundësi përtokë! Qeveria mund të festoj, sepse në populizëm dështimet festohen”, shkruan Tahiri në Facebook./Indeksonline/