Besnik Tahiri thotë se AAK nuk ka ndonjë datë të preferuar për zgjedhjet lokale

Presidentja e vendit ka vazhduar takimet me përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar reth datës se zgjedhjeve.
Pas VV-së, LDK-së, e PDK-së, e para e vendit ka takuar edhe përfaqësuesit e AAK-së.
Partinë e Ramush Haradinajt në këtë takim e ka përfaqësuar shefi i deputetëve të këtij subjekti, Besnik Tahiri.
Ky i fundit ka thënë se është diskutuar data 31 tetor, por që AAK nuk ka ndonjë datë të preferuar, e rëndësishme, sipas tij është që zgjedhjet të përgatitën mirë dhe që të mos shkurtohet mandati i kryetarëve aktual.
“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet lokale, për datën e zgjedhjeve. Për AAK-në është më rëndësi që këto zgjedhje të mbahen në afate kushtetuese, mandati të mos shkurtohet dhe të ketë një konsultim me parttitë që zgjedhjet të ndodhin në afate kushtetuese”, ka thënë Tahiri, transmeton “Indeksonline”.
Ndryshe, LDK e PDK kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 31 tetor, ndërsa kreu i VV-së, Albin Kurti nuk ka përmendur asnjë datë, por ka thënë që sa më shpejtë që mbahen ato më mirë është.