“Besoj se do të kthehem”, Genta Ismajli paralajmëron rikthimin në skenë
Këngëtarja e njohur e shumë hiteve, Genta Ismajli, ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm në skenën muzikore.
Në një prononcim për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Ismajli tha se shpreson që shumë shpejt t’u rikthehet projekteve muzikore, sapo gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.
Ajo bëri të ditur se aktualisht nuk ndodhet në gjendjen më të mirë shëndetësore, por se është duke u trajtuar dhe mbetet optimiste për rikthimin e saj për publikun dhe adhuruesit.

