75 Mall Live Search
15:49 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Besoni apo jo, Van Gaal po kthehet për herë të tretë te Holanda!

Louis Van Gaal është shumë pranë rikthimit te Holanda. Pas largimit të De Boer, ish-selektori i tulipanëve është në bisedime të avansuara për rikthimin e tretë te kjo përfaqësuese.

69-vjeçari zhvilloi bisedime në shtëpinë e tij në Portugali me dy drejtorët e përfaqësueses, Nico-Jan Hoogma dhe Eric Gudde.

(

Van Gaal ka dy vite që është pensionuar nga zeja e tij si trajner.

Van Gaal kishte dështuar me Holandën në vitin 2002 duke mos arritur kualifikimin në Kupën e Botës.

10 vite më vonë, Van Gaal udhëhoqi Holandën suksesshëm drejt vendit të tretë në Kupën e Botës.

Van Gaal ka thënë javën e kaluar se do të ishte nder i madh për të nëse do të kthehej te Holanda./Indeksonline/